Rrustemi: Pika 7 është alternativë për pamundësimin e Asociacionit

(Lajm i përditësuar)


Rrustemi: Pika 7 është alternativë për pamundësimin e Asociacionit

Kryetari Komisonit të Parlamentit për Legjislacion dhe Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi i pyetur në emsionin “Click” në RTV 21 se a e njohin Asociaconin si insitucion që do të formohet në Ksoovë, ai foli për pikën 7 të Marrëveshjes së ohrit për të cilën tha se është alternativë për është alternativë  për pamundësimin e Asociacionit mbi bazën e marrëveshjes së 2015-ës.

“D.mth është alternativë, sepse keni parasyh marrëveshja e 2013 dhe 2015 3 n2nëhkruar nga Thaci- Daqiq, Mustava- Vuciq  nuk janë implementuar për 10 vjet dhe nuk janë implementuar sepse nuk kanë qenë të implementueshme, Gjykata Kushtetuese në aktgjikyimin e viti 2015 për marrëveshjen e 2015 dhe e ka asgjësuar përmbajtësisht atë marrëveshje, fakti që e ka asgjësuar 2015 e ka bërë të pamundur themelimin e Asociacionit për 10 vite në Kosovë, natyrisht ka pasur rezistencë kundërshtime, argumente por edhe vet ata që e kanë nënshkruar e anë pasur të pamundur ta themelojnë “, tha ai.


Rrustemi: Masat ndaj Kosovës nuk i shërbejnë dialogut

Në emsionin “Click” në RTV21 kryetari Komisonit të Parlamentit për Legjislacion dhe Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi ndër tjera tha se masat e BE-së ndaj Kosovës nuk i shërbejnë dialogut, teksa ka shtuar se këto masa janë të padrejta dhe të pabaza.

‘’Masat ndaj Kosovës edhe që janë të padrejta dhe të pa baza, unë po them që masat nuk i shërbejnë dialogut dhe normalizimit e as implementimit, nuk mund të krijohet mjedis i besimit për të implementuar marrëvshjen e Ohrit nuk mundet’’ deklaroi ndër tjera Rrustemi.


Rrustemi: Çasja e Lajçak e gabueshme, kushtëzimi i marrëveshjes me Asociacion i papranueshëm për ne

Kryetari Komisonit të Parlamentit për Legjislacion dhe Deputeti i Vetëvendosjes, Adnan Rrustemi në emsionin “Click” në RTV21 tha se nuk kanë vënë në dilemë dialogun domosdoshmërisht, por sipas tij emisari Miroslav Lajçak ka përvetësuar kushtet e Serbisë duke i paraqitur si qëndrime.

“Në pikëpamjen time që nga momenti i dakordimit për marrëveshjen e Brukselit dhe ankesin e Ohrit, çasja e dhe sjellja e zotit Lajçak ka qenë e gabueshme dhe e padobishme për implementimin e marrëveshjes dhe dialout në përgjithësi duke i fokusuar gjithë energjitë te një çështje që nuk e përmban edhe vet marrëveshja siç është Asociacioni”, tha Rrustemi duke shtuar La çak ka shkpëtur vëmendjen nga zbatimit i marrëveshjes në përgjithësi.

Ai më tej në “Click” tha se janë dakord me Marrëveshjen e Ohrit.

“Por kushtëzimi i planit të zbatimit të kësaj marrëveshje me një kërkesë të Serbisë siç është themelimi paraprak i Asociaconit është i papranueshëm për ne”, deklaroi Rrustemi./21Media

Back to top button