Rryma ia merr jetën një punëtori në Obiliq

Një aksident i rëndë në vendin e punës ka ndodhur të mërkurën në Obiliq, ku një punëtor ka humbur jetën pasi dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën elektrike.
Sipas policisë, viktima, një burrë kosovar, ishte duke punuar pranë një mikseri betoni kur dyshohet se ka ardhur në kontakt me energjinë elektrike. Nga incidenti ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar me urgjencë në QKUK. Megjithë përpjekjet, stafi shëndetësor ka konstatuar se ai është pa shenja jete.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është liruar për familjarët. Autoritetet kanë nisur hetimet për rrethanat e ngjarjes.
”Raportohet se viktima mashkull kosovar, derisa ka qenë duke punuar afër mikserit të betonit, dyshohet se ka pasur kontakt me rrymën. Si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në QKUK, mirëpo nga stafi shëndetësor është konstatuar se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë u është liruar familjarëve”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.