Rryma mbyt nënën dhe dy vajzat

Nëna me dy vajzat kanë vdekur pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elketrike në shtëpinë e tyre në Fushë Arrëz- Shqipëri.
Lajmi është konfirmuar nga policia.
“Rreth orës 16:50, në qytet Fushë Arrëz, në një banesë, janë gjetur pa shenja jete shtetaset, P. K. 43 vjeçe, S. K. 19 vjeçe dhe E. K. 16 vjeçe (nëna me dy vajzat) banuese në Fushë Arrëz.”, njoftoi policia.
Sipas policisë nga veprimet hetimore paraprake, dyshohet se kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike./21Media

Back to top button