RTV21 live nga Reçaku, qytetarët bëjnë homazhe

(Lajm i përditësuar)
Abdixhiku: Masakra e Reçakut, më tragjikja në historinë moderne të Evropës
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku ka thënë se masakra e Reçakut është më tragjikja në historinë moderne të Evropës.
Në 27-vjetorin e kësaj masakre ku u vranë 45 civilë shqiptarë, ai tha se Reçaku nuk harrohet.
“Sot shënojmë dhe njëkohësisht nderojmë viktimat e masakrës së Reçakut. Një ndër ngjarjet më tragjike të kontinentit apo të historisë moderne të Evropës. Në mëngjesin e hershëm të 15 janarit 45 civilë, burra e gra, të rinj e të reja u masakruan nga forcat paramilitare serbe duke dhënë kështu një tronditje jo vetëm në Kosovë por edhe një tronditje ndërkombëtare e cila u dokumentua si krim njerëzor nga institucionet ndërkombëtare në atë kohë ambasadori Walker. Në këtë ditë kujtojmë dhe shënojmë jo vetëm këto viktima por edhe sakrificën e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi dhe për çlirim”, tha Abdixhiku.
Haradinaj nga Reçaku: Në Hagë po gjykohen të pafajshmit e jo ata që kanë kryer kri*et
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Në 27 vjetorin e përvjetorit të masakrës në Reçak, ai tha se na Hagë po gjykohen krerët e UÇK-së e jo ata që kanë kryer krimet.
“Sot nderojmë pranë trupave, më të dashurve tonë, që u flijuan për liri, në vendin e masakrës së Reçakut, masakrës që e ktheu vëmendjen e Nato-s, Amerikës, për krimet serbe në Kosovë. U jemi mirënjohës UÇK-së, fjithq brezave që kanë luftuar për liri. Përkulemi para të rënë e për liri këtu në Reçak, ashtu si përkulemi në Prekaz, dhe kudo ku kanë rënë të dashurit tonë për lirinë e Kosovës dje, përjetësisht mirënjohës Nato-s dhe Amerikës për ndihmën. Ta gëzojmë lirinë. E vërtetë është që nuk është vendosur drejtësia për masakrat në Kosovë, jo vetëm në Reçak por edhe për Mejën dhe shumë të tjera. Po ashtu, është e vërtetë që padrejtësisht vazhdojnë të gjykohen udhëheqësit e UÇK-së dhe jo ata që kanë kryer krimet anë e mbanë e Kosovës dhe është një akuzë që kërkon drejtësi”, tha Haradinaj.
Më 15 janar të vitit 1999 forcat serbe vranë mizorisht 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes.
I pari që i tha botës se aty u krye krim kundër njerëzimit, ishte shefi i atëhershëm i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker. Ngjarja e rëndë në Reçak nxiti reagimin e ndërkombëtarëve ku NATO vendosi të sulmoi caqet ushtarake policore serbe.
Begaj: Mirënjohje ShBA’së dhe NATO’s, thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka përkujtuar Masakrën e Reçakut në 27 vjetorin e saj.
Begaj ka thënë se kjo masakër nuk mund të harrohet dhe se thirrja për drejtësi nuk mund të shuhet.
“Denoncimi i saj 27 vite më parë nga Ambasadori William Walker ndërgjegjësoi komunitetin ndërkombëtar për gjenocidin që po ndodhte në Kosovë. Ndërgjegjësimi solli Konferencën e Rambujesë, ndërhyrjen e NATO-s, lirinë, shtetin e Kosovës dhe paqen që sot e gëzojmë bashkërisht”, ka shkruar Begaj, teksa ka shprehur mirënjohje ndaj ShBA’së.
I mbijetuari i masakrës së Reçakut Shabani: Kam dal me i kqyr a është ndonjë i gjallë
Ramë Shabani i mbijetuar i masakres së Reçakut për RTV21 ka folur për përejtimet e kësaj masakre.
Mes tjerash ai tha se, ”Ne nuk kemi pasur vetem nje vit masakër por deri me 19 shkurt”.
”Unë kam qenë i lënduar ata i kanë vrarëë, kanë qenë pa kokë e pa zemër. Kam dal me i kqyr a është ndonjë i gjallë”, tha ndër tjera Shabani.
Hamza nderon viktimat e masakrës së Reçakut
Në Kompleksin Memorial në Reçak ka bërë homazhe kryetari i PDK-së, Bedri Hamza.
Ai tha se kjo është një ngjarje e cila kontribuoi në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke theksuar se do të përulen përjetësisht ndaj të rënëve që falë sakrificës, jetës dhe gjakut të tyre vendi gëzon sot lirinë.
“Falënderojmë ambasadorin William Walker që ka dhënë kontributin e tij, e ka bërë publike këtë ngjarje dhe falë sakrificës, jetës dhe gjakut të të gjithë këtyre por edhe ngjarjeve gjithandej Kosovës ne gëzojmë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë do të shprehim respektin deri në përulësi për kontributin dhe veprën e tyre”, tha Hamza.
RTV21 live nga Reçaku, William Walker nderon 45 shqiptarët e vrarë
Në varrezat e dëshmorëve në Shtime, homazhe ka bërë edhe ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së,WËilliam Walker.
Pos tjerash, ai u përshëndet me përzemërsi edhe nga ambasadorët e QUINT-it.
RTV21 live nga Reçaku, përkujtohen ata që humbën jetën
Kosova përkujton sot 27-vjetorin e masakrës së Reçakut, ku u vranë mbi 45 civilë të pafajshëm shqiptarë. Ish-shefi i misionit vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, e pati cilësuar Masakrën e Reçakut si krim kundër njerëzimit.
RTV21 po qëndron atje nga ku po raproton se shihet një numër i madh i qytetrqëve që po shkojnë për homazhe.