RTV21 nderohet me mirënjohje nga qyteti i Nju Jorkut

Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut, në një ceremoni solemne të organizuar më 12 shkurt me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ka nderuar me mirënjohje Radio Televizionin 21 për punën dhe kontributin e çmuar për çlirimin e Kosovës.
Në këtë event u tha se roli i mediave ishte i rëndësishëm në informimin për mbështetjen e lirisë dhe demokracisë. /21Media