RTV21 shpall konkurs pune për katër pozita

RTV21 shpall konkurs për pozitat e mëposhtme:
2 Kameramanë me përvojë
Kërkesat:
- Të kenë përvojë pune në kamerë profesionale (televizion, xhirime terreni, studio apo evente).
- Aftësi për të punuar në kushte dinamike dhe nën presion.
- Të jenë bashkëpunues dhe me ndjeshmëri për storjet vizuale dhe pamjen televizive.
- Të kenë njohuri teknike për kamera, ndriçim dhe pajisje tjera.
2 Kameramanë fillestarë / praktikantë me pagesë
Kërkesat:
- Të kenë pasion për median dhe dëshirë për të mësuar.
- Të kenë njohuri bazike mbi përdorimin e kamerës.
- Të jenë të gatshëm për të ndjekur trajnim dhe për të punuar nën mbikëqyrje profesionale.
- Pagesë mujore e garantuar gjatë periudhës së praktikës.
Aplikimi:
Të gjithë të interesuarit janë të lutur të dërgojnë:
- CV
- Një letër motivimi
Afati i fundit për aplikim: 26/06/2025
Dërgoni aplikimin tuaj në: hr@rtv21.tv

