Rubin: Me Çekun pimë nga një gotë uiski për të festuar transformimin e UÇK-së

Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin gjatë dëshmisë së tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka folur edhe për ish-gjeneralin Agim Çekun.

Ai tha se derisa takoheshin me komandatët të UÇK-së në zona të ndryshme për të folur rreth negociatave, teksa zbuloi se ishte parë me Çekun për të festuar transformimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Shkuam për të takuar gjeneral Çekun në shtëpinë e vet ose në selinë ku qëndrohet ai, ne pimë një gotë uiski me të për të festuar vendimin për transformimin e UÇK-së në forcën mbrojtëse të Kosovës dhe përshtypja ime gjatë atij procesi ishte që duke qenë se kishim marrëdhënie të mira në Ballkan duke pasur parasysh karrierën time për disa vite dhe duke ditur se si silleshin njerëzit me persona që ishin shefa (komandantë) dhe përshtypja ime ishte që njerëzit u sollën ose silleshin sikur personat përgjegjës siç ishte Çeku për këtë arsye u morr vendimi drejt fundit të negociatave për të shkruar për ta takuar Çekun personalisht”, tha Rubin. /21Media

Back to top button