Rubin për Hill: Donte të jepte imazh se Thaçi nuk ishte i përgjegjshëm

Ish-ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, James Rubin, i cili po dëshmon në rastin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë  duke iu përgjigjur pyetjes së një gjyqtari pohoi se besonte se ka pasur një fletarrestimi për Thaçin nga autoritetet serbe, dhe për të shkuar në Rambuje i duhej që të udhëtonte përmes bjeshkëve  dhe për këtrë arsye nuk mund të ishte përpara senatorit Doll atje.

“ Kjo konfirmonte shqetësimin tim, kur iu thash se zotëri Hill do të jepte shpjegime negative për mungesën e zotëri Thaçit, për të dhënë imazh se nuk ishte i përgjegjshëm, nuk ishte në dispozicion për senatorin Doll”, tha Rubin.

“Por unë pa e ditur se mund të ketë një shpjegim legjitimi për këtë, dhe kur morëm vesh shpjegim për këtë dhe kur morëm vesh shpjegimin thash po kjo është me vend, ka kuptim për këtë. Më kujtohet se ka pasur një arsye pse ishte i kujdesur Thaçi në udhëtimet e veta”, shtoi ai.

Derisa pasoi pyetja e gjyqtarit: Ju keni pasur fletarrestimin në mars të 1999 ose më vonë.

Rubin u përgjigj: Jo, për këtë kam dëgjuar, por kam besuar se ka ekzistuar. /21Media

Back to top button