Rubio: Takimi Trump-Putin kushtëzohet me përparimin e paqes në Ukrainë

Presidenti amerikan, Donald Trump do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin vetëm nëse të dyja palët bëjnë përparim në përfundimin e luftës në Ukrainë, tha Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio.

Duke folur në një intervistë të transmetuar në X, Rubio tha: “Nëse ne mundemi, dhe ky takim është ai që vulos marrëveshjen, mendoj se të gjithë duhet të festojnë që Presidenti Trump është një paqebërës”.

Rubio tha se ai diskutoi planet për një takim midis dy liderëve kur u takua me ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov në Arabinë Saudite këtë javë, duke i thënë Lavrovit dhe zyrtarëve rusë: “Nuk do të ketë një takim derisa të dimë se për çfarë do të jetë takimi”.

Sekretari amerikan i Shtetit shtoi se “në përgjithësi nuk i keni këto takime derisa të dini se është bërë ndonjë rezultat ose ndonjë përparim”.

Hera e fundit që SHBA dhe Rusia zhvilluan bisedime ballë për ballë ishte në qershor 2021, kur ish-presidenti Joe Biden mbajti një samit në Gjenevë dhe ai dhe Putin u takuan./21Media

Back to top button