Rufki Suma: Hanit të Elezit do t’ia kthejmë dinjitetin

Në debatin zgjedhor në RTV21, kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, ka prezantuar disa nga pikat kryesore të programit të tij qeverisës.

“Ne mendojmë se është koha t’i kthejmë dinjitetin Hanit të Elezit”, u shpreh Suma, duke theksuar nevojën për investime në infrastrukturë.

Ai theksoi se prioritet do t’i jepet, riaparimit të kanalizimeve, shtimit të kapacitetit të ujësjellësit, si dhe përmirësimit të përgjithshëm të infrastrukturës rrugore dhe komunale.

Suma shtoi se zhvillimi i qëndrueshëm dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në institucionet lokale janë në qendër të vizionit të tij për qeverisjen e ardhshme./21Media

Back to top button