“Rugova, Nënë Tereza e disa të tjerë s’janë për neve”

Kraki: Disa figura lindin në popuj të gabuar

Ligjëruesi i Shkencave Politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka kritikuar popullin shqiptar për siç ka thënë ai, zvogëlimin e madhësisë së disa personaliteteve të shquara shqiptare, si Ibrahim Rugovën, Nënë Terezen, Adem Jasharin e të tjerë. Sipas tij, këto figura i përkasin popullit të gabuar.

“Fatkeqësisht, disa figura lindin në popuj të gabuar.
Druaj se Ibrahim Rugova, Nenë Tereza, Adem Jashari, e disa tjerë. s’janë për neve.
Ne e zvogëlojmë madhështinë dhe e zbehim dritën. Të parën s’e durojmë e të dytën s’e njohim… Errësirën dhe injorancën i glorifikojmë se brenda tyre jemi komodë, jemi n’siguri. Për të njëjtat arsye suksesi i tjetrit s’na gëzon se na prish rehatinë e errësirës. Na obligon ta rimendojmë mediokritetin kolektiv.
Thjesht, ne ende s’jemi gati as për mite as për figura. Madje më duket që s’jemi gati as për madhështi.
Kjo më trishton.”, ka shkruar Kraki./21Media

Back to top button