Rusët arratisen nga vendi për në Finlandë

Në Vaalimaa, vendkalimi kufitar i Finlandës me Rusinë – 120 milje në lindje të Helsinkit – autobusët dhe makinat ndalojnë për kontrolle pasaportash dhe doganore. Këta nuk janë ukrainas, janë rusë, dhe megjithëse fluksi është konstant.
Disa njerëz janë në ankth të largohen nga Rusia, sepse është përfolur se qeveria e Presidentit Vladimir Putin së shpejti mund të vendosë ligjin ushtarak për t’u marrë me demonstratat kundër pushtimit të Ukrainës, transmeton rtv21.tv.
Me ndalimin e fluturimeve për në Evropë, e vetmja rrugëdalje nga vendi është me makinë – duke kaluar këtë kufi – ose me tren.
Një grua të re ruse që po largohej për në Perëndim – një nga ato me fat që kishte një vizë të BE-së përpara se të shpalleshin sanksionet. Ajo ishte e dëshpëruar për atë që po ndodhte.
“Njerëzit në Ukrainë janë njerëzit tanë – familja jonë”, tha ajo. “Ne nuk duhet t’i vrasim ata”, shtoi ajo.
Por a do të mendonte të kthehej? “Jo ndërkohë që qeveria jonë e tmerrshme është atje. Është kaq, kaq e trishtueshme”, u përgjigj ajo për BBC.
Ajo tha se shumica e rusëve nuk e duan këtë luftë, por rrezikojnë të shkojnë në burg nëse përpiqen t’i rezistojnë Putinit./21Media

Back to top button