Rusët do të garojnë si “neutral” në Paraolimpiadë

Atletët paraolimpikë nga Rusia dhe Bjellorusia do të garojnë si neutral në Bejing 2022.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi të lëshuar nga Komiteti Ndërkombëtar Paralimpik, i cili thotë se ata tashmë kanë mbërritur në Kinë dhe do të garojnë në flamurin paralimpik.
Gjithësesi, ata nuk do të përfshihen në tabelën e medaljeve.
IPC ka njoftuar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme brenda parametrave të disponueshëm për ta.
Lojërat Paralimpike nisin të premtën, ndërsa garat fillojnë të shtunën.
20 atletë ukrainas janë rrugës për në këto lojëra, por atyre u është ofruar mundësia të zgjedhin të tërhiqen në vend që të konkurrojnë kundër atletëve rusë e bjellorusë./21Media

Back to top button