“Rusët përgjegjës për krizën në Katar”

Agjentët e FBI-së besojnë se hakerët rusë i kanë përcjellë një rrëfim të shpikur mediave shtetërore në Katar, i cili më pas nxiti konfliktin dhe krizën e madhe në botën arabe

Siç raportoi kanali televiziv amerikan, CNN, ekspertët e FBI kanë qëndruar në Doha, për të hetuar këto pretendime.

“Pretendohet se një sulm kibernetik i ka mundësuar hakerëve që të përhapin lajmin e rrejshëm, në të cilin më pas u mbështet Arabia Saudite, për të vendosur bllokadën ekonomike dhe politike. Të njëjtën gjë e bënë edhe disa shtete tjera të Gjirit”, raportoi CNN.

Bëhet fjalë për krizën më të madhe diplomatike në këtë pjesë të botës në dekadat e fundit, shkruan rtv21.tv.

Siç raportoi gazeta Guardian, zyrtarët në Doha kanë thënë se në raportet e mediave emiri i Katarit është cituar gabimisht dhe atij i janë mveshur edhe deklarata me përmbajtje miqësore për Izraelin dhe Iranit, si dhe i është shtuar edhe pyetja se sa kohë do të qëndroi Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Shefi i diplomacisë së Katarit, Muhamed Al Tani, i tha CNN-it se FBI ka konfirmuar se ka ndodhur një sulm kibernetik dhe se janë përhapur lajme të rrejshme.

Gardian shkroi se nëse kjo është e saktë, është ky një argument tjetër shtesë se Moska po tenton të minojë politikën e jashtme të Amerikës.

Megjithatë, zyrtarët në Moskë mohuan këto pretendime të mediave./21Media

Back to top button