Rusët po përdorin fuqinë ajrore për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake dhe civile

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë se forcat ruse kanë vazhduar “kryerjen e operacioneve sistematike luftarake duke përdorur aviacionin bombardues për të shkatërruar infrastrukturën ushtarake dhe civile të Ukrainës”.
“Okupatorët përdorin municion me fuqi të lartë dhe sulme të çrregullta ndaj civilëve. Veprime të tilla klasifikohen nga Ligji Ndërkombëtar Humanitar si një krim lufte”, kanë njoftuar forcat e armatosura në një deklaratë.
Në mes të luftimeve të ashpra në jug, forcat e armatosura thanë se forcat ruse vazhduan përpjekjet e tyre për të rrethuar qytetin e Mykolaiv, i cili shihet si një rrugë kritike për në qytetin kryesor jugperëndimor të Odessa.
Rreth Kievit, forcat e armatosura ukrainase thanë se forcat ruse po përpiqeshin të kalonin përtej lumit Irpin për të fituar një bazë rreth vendbanimeve Bucha dhe Irpin – dy periferi të Kievit që kanë pasur luftime intensive që nga fillimi i pushtimit. Ata thanë se forcat ruse po rigrupoheshin për të rifilluar veprimet sulmuese në drejtim të Kievit.
Në deklaratën e forcave të armatosura thuhej se në Ukrainën lindore, rusët ishin të përqendruar në rikuperimin nga humbjet e shkaktuara rreth Kharkiv dhe Izium. Të dy qytetet kanë përjetuar dëme të shumta dhe vuajtje të civilëve.
Forcat e armatosura pranuan se në Donetsk forcat ruse kishin sukses të pjesshëm në disa zona për shkak të avantazhit të tyre numerik./21Media

Back to top button