Rusët të bllokuar në Tajlandë

Paratë janë problemi më i madh, me të cilin përballen rreth 7000 rusë të bllokuar tani në Tajlandë.

Që nga vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë, ata nuk kanë qenë në gjendje të tërheqin para nga makinat ATM ose të përdorin kartat e tyre të kreditit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Shumica nuk duan të flasin me gazetarët, por një çift ra dakord, nëse nuk identifikoheshin.

Ata shqetësoheshin për pasojat në shtëpi.

“Po shkonim nga banka në bankë, nga ATM në ATM. Nëntë herë nga 10 u refuzuan, por arritëm të merrnim cash.

“Kishte disa mënyra të tjera për ta marrë atë, si Western Union ose kriptomonedha, por ajo po mbyllet çdo ditë. Nëse diçka funksiononte dje, nuk funksionon sot.”/21Media

Back to top button