Rusia akuzon SHBA-në për organizim të sulmeve kibernetike
Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar SHBA-në për organizimin e një sulmi kibernetik kundër vendit në baza ditore, pa dhënë prova për pretendimin.
Nga ministria thanë se do të gjenin përgjegjësit për atë që e quajnë “agresion kibernetik”.
“Nuk duhet të ketë dyshim se agresioni kibernetik i lëshuar kundër Rusisë do të çojë në pasoja të rënda për nxitësit dhe autorët e saj”, tha ministria në një deklaratë. Burimet e sulmeve do të identifikohen dhe sulmuesit në mënyrë të pashmangshme do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre në përputhje me ligjin”, thuhej në njoftim.
Pretendime të ngjashme të mëparshme nga Kremlini janë hedhur poshtë nga SHBA dhe Rusia akuzohet nga ekspertët për përdorimin rutinë të dezinformatave si pjesë e fushatës së saj propagandistike./21Media