Rusia akuzon Ukrainën se përfitoi nga armëpushimi në fabrikën e çelikut në Mariupol

Dje forcat ruse kishin filluar bombardimin e fabrikës së çelikut Azovstal menjëherë pasi një numër civilësh ishin evakuuar.
Rusia tani ka pranuar se ka sulmuar centralin, por tha se filloi të qëllonte pasi ushtarët ukrainas përdorën armëpushimin për të lëvizur në pozicionet e daljes atje.
Agjencia e lajmeve RIA, duke cituar Ministrinë ruse të Mbrojtjes, tha se forcat ukrainase “përfituan” nga armëpushimi për të dalë nga bodrumi ku po qëndronin dhe për të zënë pozicione në ndërtesat e fabrikës.
”Tani njësitë e ushtrisë ruse dhe Republikës Popullore të Donetskut, duke përdorur artileri dhe aviacion, kanë filluar të shkatërrojnë këto pozicione zjarri”, tha ministria.
Sipas zyrtarëve ukrainas, deri në 200 civilë ende besohet të jenë të bllokuar brenda kompleksit, pavarësisht evakuimit që ndodhi dje./21Media

Back to top button