Rusia befason analistët duke ulur normën bazë të interesit

Banka e Rusisë ka ulur normën bazë të interesit nga 17% në 14%, duke thënë se rreziqet me të cilat përballet çmimi dhe stabiliteti financiar nuk po rriten më.
Por banka ka pranuar se sanksionet e huaja janë sfiduese dhe ka parashikuar se importet mund të bien këtë vit me më shumë se një të tretën, me eksportet që ka gjasa të bien me rreth një të pestën, përcjell rtv21.tv
Guvernatorja e bankës, Elvira Nabiullina ka thënë se Rusia ka burimet për të shmangur çdo dështim financiar.
Normat e interesit u rritën në 20% menjëherë pas pushtimit të Ukrainës.
Vendet perëndimore kanë vendosur gjoba financiare të paprecedentë ndaj Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë./21Media

Back to top button