Rusia dhe Perëndimi po luftojnë për zemrën e Afrikës
Teksa Rusia është e izoluar në Perëndim për shkak të luftës në Ukrainë, tapeti i kuq u shtrua për ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë turneut të tij në katër vende në Afrikë.
Vizita e Lavrov tregoi se Rusia kishte ende ‘muskujt diplomatikë’ për të sfiduar Perëndimin për zemrat dhe mendjet e qeverive afrikane, teksa ai vizitoi Egjiptin, Etiopinë, Ugandën dhe Kongon-Brazzaville.
Shumica e vendeve afrikane, duke përfshirë Nigerinë dhe Keninë, votuan në favor të një rezolute të asamblesë së përgjithshme të OKB-së në muajin mars, duke dënuar agresionin rus dhe duke kërkuar tërheqjen nga Ukraina. Megjithatë, gati gjysma e të gjithë abstenimeve, 17, ishin nga Afrika, përcjell rtv21.tv
Vendet në këtë listë përfshinin Afrikën e Jugut e cila ndihet borxhli ndaj Moskës për mbështetjen e saj në luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë dhe Ugandën, e cila do të marrë kryesimin e Lëvizjes së të Paangazhuarve, një organ global i formuar gjatë Luftës së Ftohtë nga vendet që donin të shmangnin kapjen nga rivaliteti midis fuqive perëndimore dhe bllokut komunist, raporton BBC
Në konferencën për media, presidenti i Ugandës Yoweri Museveni përsëriti qëndrimin e tij të neutralitetit mbi konfliktin në Ukrainë.
“Ne nuk besojmë se jemi armiq të armikut të dikujt”, tha ai.

Ai nuk ofroi asnjë ndihmë për shtetet afrikane për të zbutur efektet e krizës së kostos së jetesës./21Media