Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosur
Rusia i ka dorëzuar Ukrainës 41 të burgosur lufte si pjesë e shkëmbimit të të burgosurve, duke përfshirë 28 anëtarë të ushtrisë, tha zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereschuk.
Ajo shtoi se ishte “veçanërisht kënaqësi” që një udhëheqës fetar nga Kisha Ortodokse e Ukrainës ishte midis atyre që do të ktheheshin.
Nuk u përmend se sa robër lufte ishin kthyer në Rusi si pjesë e shkëmbimit, shkruan BBC./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?