Rusia do ta njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin do të njohë pavarësinë e rajoneve në lindje të Ukrainës, të cilat kontrollohen nga separatistët, ka thënë Kremlini përmes një deklarate të hënën.
Putin ka vendosur të njohë pavarësinë e Donetskut dhe Luhanskut, duke i njohur ato si shteteve të pavarura, përcjellë rtv21.tv
Në deklaratën e lëshuar nga Kremlini thuhet se për këtë vendim është informuar presidenti francez, Emmanuel Macron dhe ai gjerman, Olaf Scholz.
Kjo gjë mund të jetë vendimtare për Evropën, teksa Kievi dhe liderët e Perëndimit paralajmërojnë se një sulm ushtarak rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë shpejt./21Media

Back to top button