Rusia do të mbajë zgjedhjet lokale në 4 rajone të aneksuara në shtator

Rusia do të mbajë zgjedhje lokale në katër rajonet e Ukrainës të kontrolluara nga Moska, tha të hënën kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Votuesit do të zgjedhin guvernatorët lokalë dhe zyrtarë të tjerë në shtator, i tha Ella Pamfilova presidentit rus Vladimir Putin gjatë një takimi.
Data e këtyre zgjedhjeve është caktuar për 10 shtator, tha KQZ në Telegram.
Guvernatorët e emëruar nga Rusia të katër rajoneve të aneksuara, që Perëndimi i konsideron si të paligjshëm, kishin paraqitur një iniciativë për të mbajtur zgjedhje lokale, sipas Pamfilova, e cila shtoi se nisma u miratua pas shqyrtimit së bashku me Shërbimin Federal të Sigurisë (FSB) dhe ministria ruse e mbrojtjes.
“Udhëheqësit e të katër subjekteve të reja – Republikat Popullore të Donetsk dhe Luhansk, dhe rajonet Zaporizhzhia dhe Kherson – erdhën tek ne me një iniciativë [duke sugjeruar] se nevoja për të mbajtur këto zgjedhje është shfaqur,” tha ajo.
“Në shtator, 41 zgjedhje të tjera rajonale do të zhvillohen për të zgjedhur guvernatorët, anëtarët e asambleve legjislative ose të dyja në të gjithë Rusinë”, tha tutje Pamfilova./21Media