Rusia do të përgjigjet nëse Britania e SHBA furnizojnë Ukrainën me raketa
Ministri i Jashtëm rus thotë se trupat e tij do t’i përgjigjen dërgimit të raketave me rreze të gjatë veprimi nga Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ukrainë, duke i shtyrë forcat ukrainase më tej.
“Sa më i gjatë të jetë diapazoni i armëve që perëndimi furnizon, aq më tej do të shtyjmë vijën nga e cila neo-nazistët mund të kërcënojnë Federatën Ruse”, tha Sergei Lavrov në një konferencë, raporton BBC.
Rusia ka pretenduar se neo-nazizmi është i përhapur në Ukrainë – një pretendim që është hedhur poshtë nga Kievi dhe vendet perëndimore si të pabazë./21Media