Rusia duhet të ndalohet nga futbolli për sa kohë të vazhdojë lufta, tha Shevchenko
Legjenda e futbollit ukrainas, Andriy Shevchenko është bërë ambasadori i parë i një shoqate bamirësie të krijuar nga Volodymyr Zelensky për të mbështetur vendin në luftë.
Ish-sulmuesi i Chelseas, AC Milanit dhe Dynamo Kyivit u lut për donacione.
“Kjo luftë është mizore. Është mizore. Është një gjenocid. Ishte e rëndësishme për mua të gjeja një mënyrë për të ndihmuar vendin tim. Ukraina është e paralizuar, është e pamundur të drejtosh ekonominë, ne po granatohemi çdo ditë dhe njerëzit po vdesin.”, tha ai për BBC.
Shevchenko u shpreh se të gjitha paratë e mbledhura nga bamirësia United 24 do të shkojnë direkt në bankën kombëtare të Ukrainës dhe më pas do të shpërndahen për të ndihmuar.
Të gjitha sportet janë pezulluar në Ukrainë, sepse të gjitha tubimet masive aktualisht janë të ndaluara sipas ligjit ushtarak.
Por, më 1 qershor, Ukraina do të rikthehet në aksione konkurruese në play-offin e vonuar të Kupës së Botës kundër Skocisë.
“Shumë prej tyre nuk patën mundësi të stërviteshin fare. Por, besoj se një mrekulli është e mundur, sepse e di se çfarë lloj motivimi kanë ata”.
Kur u pyet për marrëdhënien e tij me ish-pronarin e Chelseas, Roman Abramovich, Shevchenko tha se nuk ka folur me të që nga fillimi i luftës.
“Për sa kohë që ka një luftë në Ukrainë, asnjë atlet rus nuk duhet të lejohet të marrë pjesë në ndonjë garë”, tha Shevchenko.
“Për shkak të Rusisë, atletët tanë janë të privuar nga çdo sport. Dhe ata mund të vriten në çdo moment.”
Klubet ruse të futbollit janë pezulluar nga të gjitha garat nga FIFA dhe UEFA./21Media