Rusia është shumë mbrapa planit të saj për pushtimin e Ukrainës
Një zyrtar perëndimor tha se Rusia ka dështuar në ditën e parë për të shkatërruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës dhe se ajo është shumë mbrapa planit të caktuar për pushtim.
Të hënën, një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane ka thënë se Rusia kishte vlerësuar se gati 75% të fuqisë së saj ushtarake e kishte grumbulluar rreth Ukrainës, transmeton rtv21.tv
Zyrtari tha se ata ishin të shqetësuar për rreziqet që vijnë nga mungesa e përparimit rus veçanërisht përdorimi i raketave sot dhe artilerisë së tubave në Kiev dhe Kharkiv./21Media