Rusia flet për tensionet në veri

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka fajësuar Kosovën dhe SHBA-në për situatën e tensionuar në veri të Kosovës.
Zëdhënësja e MPJ-së së Rusisë, Maria Zakharova, ka thënë se “Rusia po e përcjell me shqetësim situatën në Kosovë”.

“Zhvillimin e saj po e ndjekim ditë e natë, sidomos pas një sërë provokimesh nga autoritetet në Prishtinë, të cilat me mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, kanë forcuar represionin ndaj serbëve në Kosovë e M., duke inkurajuar dhunën e motivuar drejtpërdrejt etnikisht”, tha Zakharova.

Ajo ka thënë po ashtu se deklarata e ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, se “zbatimi i Rezolutës 1244 është i papranueshëm”, është i dëmshëm dhe shkakton kaos, raporton agjencia ruse e lajmeve “TAS”.

“Ky dokument i OKB-së i jep Beogradit mundësinë t’i dërgojë deri 1000 policë dhe ushtarakë në rajon për të siguruar rendin dhe për të mbrojtur qytetarët e vetë. Askush nuk mund ta mohojë këtë”, ka thënë Zakharova.

Zakharova ka thënë se “pamundësia e BE-së që të ndikojë te zyrtarët e Kosovës është një dështim tjetër i madh në ndërmjetësimin e Brukselit në dialog”.
Ajo ka thënë po ashtu se deklarata e ministres së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, se “zbatimi i Rezolutës 1244 është i papranueshëm”, është i dëmshëm dhe shkakton kaos.

“Ky dokument i OKB-së i jep Beogradit mundësinë t’i dërgojë deri 1000 policë dhe ushtarakë në rajon për të siguruar rendin dhe për të mbrojtur qytetarët e vetë. Askush nuk mund ta mohojë këtë”, ka thënë Zakharova.

Zakharova ka thënë se “pamundësia e BE-së që të ndikojë te zyrtarët e Kosovës është një dështim tjetër i madh në ndërmjetësimin e Brukselit në dialog”.

Back to top button