Rusia heq dorë nga bisedimet me Japoninë për traktatin e paqes

Rusia thotë se po braktis bisedimet me Japoninë që synojnë nënshkrimin e një traktati formal paqeje, sepse Japonia i është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë për luftën në Ukrainë.
Ata nuk i dhanë fund zyrtarisht armiqësive të Luftës së Dytë Botërore për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi ishujt e vegjël të njohur në Rusi si Kurilet Jugore dhe në Japoni si Territoret Veriore. Ato shtrihen pranë ishullit verior të Japonisë, Hokkaido dhe u pushtuan nga forcat sovjetike në vitin 1945, transmeton rtv21.tv.
Ministria e Jashtme e Rusisë thotë se masa e saj ngrin diskutimet mbi projektet e përbashkëta ekonomike për ishujt dhe ndalon vizitat pa viza në to nga qytetarët japonezë.
“E gjithë përgjegjësia për dëmtimin e bashkëpunimit dypalësh dhe interesave të vetë Japonisë i takon Tokios zyrtare, e cila qëllimisht zgjodhi të ndjekë një kurs anti-rus”, tha ministria./21Media

Back to top button