Rusia ka humbur 88 avionë që nga fillimi i luftës

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka publikuar raportin e saj ditor mbi konfliktin.

Këtu janë pikat kryesore:

Forcat ruse kanë humbur 88 avionë dhe helikopterë që nga fillimi i luftës.
Një numër pilotësh rusë janë kapur.
Forcat e armatosura të Ukrainës vazhdojnë të mbrojnë qytetin port të madh të Mariupolit në juglindje.
Një sasi e konsiderueshme e pajisjeve ruse u kap në rajonin e Mykolaiv – në jug, afër Odesa.
Ushtarët rusë janë demoralizuar nga forca e rezistencës ukrainase.

Rusia ka dhënë pak detaje për humbjet e pësuar nga forcat e saj në Ukrainë, por ekspertët ushtarakë vlerësojnë se ajo është befasuar nga forca e rezistencës ukrainase dhe ka pësuar probleme me linjat e furnizimit./21Media

Back to top button