Rusia mbyll hapësirën ajrore për 36 shtete

Rusia ka mbyllur hapësirën  ajrore për 36 vende duke përfshirë MB, Gjermani, Spanjë, Itali dhe Kanada.
Sipas agjencisë, vendimi është marrë në përgjigje të ndalimeve të vendosura nga shtetet evropiane për transportuesit ose fluturimet e regjistruara në Rusi.

Njoftimi vjen pas një vendimi të BE-së për të ndaluar “avionët në pronësi ruse, të regjistruar nga Rusia ose të kontrolluara nga Rusia” nga hapësira e saj ajrore.

Shqipëra, Gjermania, Italia, Franca, Spanja, Kanadaja janë disa prej vendeve që sot njoftuan se kanë mbyllur hapësirat e tyre ajrore ndaj Rusisë.
Ndryshe, linjat ajrore ruse po detyrohen të marrin një rrugë tjetër, Kaliningrad në Detin Baltik pasi vendet e Bashkimit Evropian mbyllin hapësirën e tyre ajrore për avionët e Rusisë.
Kaliningrad, një tokë prej 15,000 km katrore (9,320 milje katrore) që i përket Rusisë, ndodhet 300 km në perëndim të kontinentit dhe është vendosur midis vendeve balltike dhe anëtarëve të BE-së, Lituanisë dhe Polonisë.
Në vend që të fluturojnë drejtpërsëdrejti mbi Letoni dhe Lituani, aeroplanët rusë tani janë të detyruar të fluturojnë në veri drejt Shën Petersburgut, pastaj rreth bregut të Balltikut./21Media

Back to top button