“Rusia nuk është serioze për paqen”

Rusia nuk është serioze për bisedimet e paqes, tha këshilltari i presidentit ukrainas Zelensky, Alexander Rodnyansky.

Ai u shpreh se bisedimet synojnë të “fusin në kurth Perëndimin që të mendojë se sanksionet e mëtejshme nuk janë të nevojshme”.

“Ata i kanë përdorur këto bisedime si një mënyrë për të larguar vëmendjen nga ajo që po ndodh në fushën e betejës. Ju nuk kërkoni paqe dhe bombardoni qytete në një shkallë të gjerë në të njëjtën kohë.”, shtoi ai për Newshour të BBC-së./21Media

Back to top button