Rusia pengon furnizimin e Ukrainës nga Deti i Zi

Forcat detare ruse po mbajnë bllokadën e bregdetit ukrainas në Detin e Zi dhe Detin Azov, duke penguar Ukrainën të rifurnizohet nga deti, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.
“Rusia ruan ende aftësinë për të tentuar një ulje,, por një operacion i tillë mund të jetë gjithnjë e më i rrezikshëm për shkak të kohës që u është dashur të përgatiten forcat ukrainase”,thuhej në njoftim.
Minat e raportuara në Detin e Zi përbëjnë një “rrezik serioz” për aktivitetin detar, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Megjithëse “origjina e minave të tilla” mbetet e paqartë dhe e diskutueshme, “prania e tyre është pothuajse me siguri për shkak të aktivitetit detar rus në zonë dhe tregon se si pushtimi rus i Ukrainës po prek interesat neutrale dhe civile”./21Media

Back to top button