Rusia pretendon se ka vrarë 500 ushtarë ukrainas

Forcat ajrore ruse goditën 87 objektiva ushtarake ukrainase gjatë natës, duke vrarë rreth 500 anëtarë të forcave të armatosura, sipas agjencisë ruse të lajmeve TASS.
Dje, inteligjenca britanike tha se rreth 15,000 trupa ruse janë vrarë që nga fillimi i konfliktit.
Ndryshe, sot Ministria e Mbrojtjes ka thënë këtë mëngjes se forcat ruse do të përpiqen të rrethojnë pozicionet në lindje të Ukrainës.
“Qyteti i Kreminës thuhet se ka rënë dhe luftime të ashpra raportohet në jug të Izium, ndërsa forcat ruse përpiqen të avancojnë drejt qyteteve Sloviansk dhe Kramatorsk nga veriu dhe lindja.Forcat ukrainase kanë përgatitur mbrojtje në Zaporizhzhia në përgatitje për një sulm të mundshëm rus nga jugu”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button