Rusia shkatërron spitalin e fëmijëve në Mariupol

Rusia ka shkatërruar një spital për fëmijë në qytetin e Mariupolit në juglindje të Ukrainës, ka pohuar këshilli i qytetit në një postim në Facebook.
Në një deklaratë zyrtarët pretenduan se “forcat pushtuese ruse kanë hedhur disa bomba në spitalin e fëmijëve”.
Këshilli shtoi se nuk e di ende numrin e saktë të viktimave, por kreu i administratës ushtarake rajonale, Pavlo Kyrylenko, tha në një video në Facebook se të plagosurit në sulm po evakuohen në spitalin më të afërt./21Media

Back to top button