Rusia tallet me Perëndimin për ‘datën e pushtimit’
Zyrtarët rusë janë tallur me Perëndimin për paralajmërimet se Moska mund të nisë një pushtim të Ukrainës më 16 shkurt – “kjo është sot, nëse nuk e keni parë kalendarin tuaj”.
Ukraina shpalli një “ditë uniteti” pasi data u sugjerua nga zyrtarët amerikanë dhe u raportua gjerësisht.
“Do të doja të pyesja nëse burimet e dezinformimit të SHBA dhe Britanisë… mund të publikojnë orarin e pushtimeve tona të ardhshme për vitin. Do të doja të planifikoja pushimet e mia”, shkroi zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova në një postim në “Facebook”.
I dërguari i Rusisë në Bashkimin Evropian, Vladimir Chizhov, ndërkohë tha se luftërat në Evropë “rrallëherë fillojnë të mërkurën”, transmeton rtv21.tv.
“Kjo mund të mos jetë një garanci mjaft e fortë, por unë mund t’ju siguroj se, për sa i përket Rusisë, nuk do të ketë asnjë sulm këtë të mërkurë”, shtoi ai. “As nuk do të ketë ndonjë përshkallëzim javën e ardhshme apo javën pas, apo muajin tjetër”.
Zëvendësambasadori i Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyanskiy, raportohet të ketë thënë se liderët perëndimorë duhet të vizitojnë një mjek për “paranojën” e tyre.
Rusia ka njoftuar se po tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës, por NATO – aleanca ushtarake perëndimore – thotë se nuk sheh ndonjë “de-përshkallëzimi” në terren dhe se në fakt, Rusia po vazhdon ngritjen e saj ushtarake./21Media