Rusia tha se s’është arritur asnjë marrëveshje me Turqinë apo Lindjen e Mesme për eksportet e grurit

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha të enjten se nuk ishte arritur ende asnjë marrëveshje për eksportimin e grurit ukrainas në Turqi ose në Lindjen e Mesme.
“Nuk është arritur ende asnjë marrëveshje. Puna është duke u zhvilluar”, tha ai në një konferencë të rregullt me ​​gazetarët, duke komentuar marrëveshjet e mundshme të grurit me Turqinë ose Lindjen e Mesme.
Peskov nuk mundi të konfirmonte për CNN se makinat e para hekurudhore që transportonin grurë ukrainas nga qyteti i Melitopolit të pushtuar nga Rusia janë nisur dhe shtoi se ai “nuk kishte informacion” për këtë.
Një udhëheqës në administratën ushtarake të mbështetur nga Rusia të pjesës së pushtuar të rajonit të Zaporizhzhia tha të mërkurën se vagonët e parë hekurudhor me grurë u nisën nga Melitopol dhe kaluan përmes Krimesë “në drejtim të Lindjes së Mesme”.
Këshilli Agrarë i Ukrainës akuzoi Rusinë se ka vjedhur rreth 600 mijë tonë drithë ukrainase, gjë që Rusia e mohon./21Media

Back to top button