Rusia thotë se ‘çlirimi’ i Donbasit është prioriteti i saj kryesor

“Çlirimi” i rajonit të Donbasit të Ukrainës lindore është një “prioritet i pakushtëzuar” për Rusinë, ka thënë në një intervistë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov.
Duke mbrojtur operacionin e vazhdueshëm ushtarak të Rusisë më shumë se tre muaj pas fillimit të luftës, ai ka thënë përsëri se kishte për qëllim “çmilitarizimin” e fqinjit të saj.
Ai i ka mohuar spekulimet se presidenti rus, Vladimir Putin ka qenë i sëmurë, shkruan BBC./21Media

Back to top button