Rusia thotë se dështoi propaganda e luftës perëndimore

Ndërsa Moska ka njoftuar se po tërheq disa trupa nga kufiri ukrainas, erdhi një reagim nga ministria e jashtme e Rusisë.
Zëdhënësja Maria Zakharova shkroi në Telegram: 15 shkurt 2022 do të hyjë në histori si dita kur dështoi propaganda e luftës perëndimore. Ata janë turpëruar dhe shkatërruar pa u gjuajtur asnjë e shtënë.
Zyrtarët amerikanë të paidentifikuar u thanë gazetarëve javën e kaluar se një pushtim rus mund të ndodhë që sot, transmeton rtv21.tv.
Rusia ka grumbulluar trupa pranë kufijve të Ukrainës për muaj të tërë, por argumentoi se mund t’i lëvizte forcat e saj të armatosura kudo që të donte në territorin e saj./21Media

Back to top button