Rusia thotë se e ka marrë qytetin e Melitopolit
Ministria ruse e mbrojtjes thotë se trupat kanë hyrë në qytetin ukrainas të Melitopol pa rezistencë, raporton agjencia ruse e lajmeve Tass.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha më herët se kishte luftime të ashpra në qytet, për çka ai kishte thënë se nuk e përjashtonte mundësinë për një armëpushim.
Melitopol, një qytet me rreth 150,000 banorë, ndodhet në juglindje të Ukrainës, afër Krimesë dhe Detit Azov.
Më herët BBC ka ndarë disa pamje teksa shihen duke ndodhur disa shpërthime në këtë vend, më saktësisht në departamentin e trajtimit të kancerit të një spitali, i cili u godit nga një eksploziv./21Media