Rusia thotë se është e gatshme për negociata

Moska tha të martën se ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov ishte ende gati për bisedime me Sekretarin e SHBA-ve, Antony Blinken, pasi Presidenti Vladimir Putin urdhëroi trupat në dy rajonet separatiste të Ukrainës.
“Edhe në momentet më të vështira… ne themi: jemi gati për negociata,” tha zëdhënësja e ministrisë së jashtme Maria Zakharova në komentet e transmetuara në YouTube.
“Ne jemi gjithmonë në favor të diplomacisë,” tha ajo në emisionin Soloviev Live YouTube.
Ajo foli pasi Putin njohu pavarësinë e rajoneve Donetsk dhe Lugansk të kontrolluar nga separatistët e ish-shtetit sovjetik, duke hapur rrugën për vendosjen e një force të mundshme pushtuese, transmeton rtv21.tv.
Lavrov kishte thënë të hënën se do të takohej me Blinken të enjten në Gjenevë për të trajtuar tensionet në rritje rreth Ukrainës.
Masa e Moskës shkaktoi dënimin ndërkombëtar dhe një premtim për sanksione të synuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian./21Media

Back to top button