Rusia thotë se një zjarr ka shpërthyer në një depo nafte

Një zjarr ka shpërthyer në një depo nafte në rajonin Bryansk të Rusisë, njoftoi të hënën agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke cituar burime qeveritare.
“Ministria e Emergjencave ka konfirmuar se ka një zjarr. Ekziston gjithashtu një konfirmim se janë rezervuarët e karburantit”, raportoi TASS, duke cituar zyrën e shtypit të qeverisë.
Ministria e Situatave të Emergjencave të Rusisë në Bryansk ka marrë raporte për zjarrin në orën 02:00 të mëngjesit me kohën e Moskës. Ministria ka dërguar ekipet e shpëtimit në vendngjarje dhe këto konfirmuan se zjarri ishte në një depo nafte, tha ajo, përcjell rtv21.tv
Shkaku i zjarrit ka mbetur i paqartë.
Më 14 prill, organi më i lartë i zbatimit të ligjit të Rusisë ka thënë se po hetonte një sulm të supozuar me helikopter ukrainas në rajonin Bryansk, vetëm disa ditë pasi Kremlini akuzoi Ukrainën për sulmin me helikopter në një depo karburanti në rajonin fqinj Belgorod./21Media

Back to top button