Rusia vazhdon “aktet e paligjshme” kundër ukrainasve

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë thënë në një përditësim se trupat ruse vazhdojnë të “kryejnë akte të paligjshme” kundër popullsisë vendase në Zaporizhzhia në juglindje të Ukrainës dhe Kherson në jug.
Forcat ukrainase thanë se Rusia vazhdon të dërgojë trupa në Ukrainë dhe Forcat ruse vazhdojnë të bastisin shtëpitë e banorëve lokalë, të arrestojnë aktivistë pro-ukrainas dhe zyrtarë qeveritarë, transmeton rtv21.tv.
Deklarata vjen pas një premtimi rus në bisedimet e paqes në Stamboll të martën për të “ulur në mënyrë drastike” operacionet ushtarake rreth Kievit./21Media

Back to top button