Rusia vret dhjetra civilë në Kharkiv
Dhjetra civilë janë vrarë dhe qindra të tjerë janë plagosur gjatë bombardimeve ruse në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, thonë zyrtarët ukrainas.
“Dhjetëra janë vrarë dhe qindra të plagosur! E gjithë bota duhet ta shohë këtë tmerr! Vdekje pushtuesit!”, ka shkruar Anton Herashchenko në Facebook.
Shefja e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet tha më herët sot se të paktën 102 civilë ishin vrarë, ndërsa 304 të tjerë u plagosën.
“Shumica e këtyre civilëve u vranë nga armë shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë, sistemet e raketave me shumë lëshime dhe sulmet ajrore. Shifrat reale, kam frikë, janë shumë më të larta”, tha Bachlet./21Media