Russell për operacionin e KFOR-it më 9 gusht 1999: Kishte njolla gjaku në dysheme dhe gjetëm municione

(Lajm i përditësuar)
Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, dëshmitari Steven Russell u pyet për një operacion të KFOR-it i cili kishte ndodhur më 9 gusht 1999 në Kosovë në një bujtinë që përdorej nga UÇK-ja.
“Me sa me kujtohet kur jemi futur në bodrum, në anën e djathtë ishte një vend ku ishte si një pjesë e ndarë një karrige dhe disa instrumente të mprehta. Kishte njolla gjaku në dysheme. Pra e gjitha ishte në një pjesë të izoluar në një qoshe. (njollat e gjakut me karrigen) të gjitha këto ishin afër njëra-tjetrës”, tha Russell duke shtuar se nuk dukej që ishte gjakderdhje e madhe dhe se dukej që ishte e freskët”, tha dëshmitari.
Dëshmitari tha se kur filloi operacioni kanë pritur të mos gjenin asgjë për shkak se anëtarët e UÇK-së iu kishin thënë të kontrollonin por që nuk do të gjenin asgjë, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Kur filloi operacionin ne prisnim që të mos gjenim asgjë aty, na thanë kontrolloni çfarë të doni se nuk do gjeni asgjë dhe natyrisht ne në fakt gjetëm shumë aty”, tha Russell duke shtuar se ata nuk dhanë shpjegim për ato që u gjeten dhe se ushtarët amerikan kishin përshtypjen se anëtarët e UÇK-së po përpiqeshin të fitonin kohë.
Më pas dëshmitarit iu prezantua një raport i Brigadës Shumëkombëshe të Lindjes ku thuhej se në operacionin në një fjetore ishin gjetur dhjetëra pistoleta, granata, pajisje shpërthyese dhe qindra municion sekuestruara.
Prokurori Halling tha se janë konfiskuar edhe uniforma të UÇK-së dhe dokumente të paligjshme.
Sipas dëshmitarit, në momentin e operacionit, tre posedues të kartave të ushtrisë jugosllave ishin të pranishëm; Adrian Mehmeti, Abdurrahman Ramadani dhe Shaqir Shaqiri janë gjetur aty.
Më pas dëshmitarit iu prezantuan dy dokumente të OSBE-së e që njëri prej tyre ishte një raport javor i 11-17 gushtit 1999 në të cilin thuhej se përplasjet e përditshme nuk kishin të ndalur në Gjilan pas bastisjes dhe kontrollit të fjetores të përdorur nga UÇK-ja dhe gjetjes se asaj që është përshkruar si dhomë e torturës dhe municioneve.
Sipas këtij dokumenti, trupat e KFOR-it ishin rrethuar nga një trupë e zemëruar dhe se vetëm nëntë prej 30 personave që janë synuar të arrestohen, janë arrestuar nga KFOR-i dhe të nesërmen janë organizuar protesta të tjera të shqiptarëve kundër paqeruajtësve në përpjekje për t’i liruar ata që mbaheshin të ndaluar.
Për këtë, Russell tha se ishin dhjetë persona të arrestuar. Ai tha se nuk i kujtohet asgjë konkret e kur u pyet se a kishte marrë masa UÇK-ja për krimet që i kishte zbuluar KFOR-i.
Pas kësaj, dëshmitarit iu prezantua një dokument që pretendohet se është lëshuar në komandanti i Policisë Ushtarake me emrin Fatmir Mehmeti në zonën Operative të Karadakut.
“E dinim që ishin të pakënaqur për bastisjet që kishin ndodhur”, tha Russell.
Sipas Halling, dokumenti përshkruan se sipas Mehmetit, KFOR-i kishte kryer operacione tek Policia Ushtarake dhe ushtarët kishin sjellje jo të duhura ndaj anëtarëve të UÇK-së të cilët gjendeshin në objekt, kanë shkatërruar të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin.
Ai tha se në dokument, Mehmeti kishte shkruar se si rrjedhojë e kësaj situate erdhi një protestë e ushtarëve që iu bashkuan edhe qytetarët. Aty thuhet se u arrestuan dhjetë ushtarë të UÇK -së.
“Ky nuk ka qenë objekt zyrtar. Nuk ka pasur polici ushtarake të autorizuar. Nuk ka pas baraka të autorizuara e as pika grumbullimi dhe prandaj ne e mbyllem. Sa i takon sjelljes, policia ushtarake nën drejtimin e … që e drejtonte njësinë ushtarake ai sihte përgjegjës për bastisjen që u bë. Bënë kontrollin policor në të gjitha dhomat për të marrë dokumente dhe armë dhe gjeten disa syresh. Sa i takon shkeljeve që përmenden këtu, nuk e di se çfarë kanë dashur të thonë këtu. Ne iu dhamë ujë të ndaluarve. Askush nuk humbi ndjenjat. Ne kishim marrë urdhër nga qendra e brigadës sonë që do të veprojmë sa më shpejtë në mënyrë që ta mbyllim ambientin dhe në fakt na zgjati më shumë se ç’duhet dhe për këtë ata nuk ishin të kënaqur. Por sidoqoftë ne vendosem që të lironim personat që ishin të ndaluar, iu dhamë ujë, ka qenë nxehtë, ishte gusht edhe të merrnin pak frymë këta persona i quam në hije dhe u treguam shumë njerëzor”, tha ai duke shtuar se ajo që thuhet aty nuk ishte e saktë.
Dëshmitarit iu kërkua që të shpjegonte rolin që ka pas KFOR-i amerikan për të ndjekur dhe hetuar penalisht krimet që kanë ndodhur gjatë periudhës përkatëse…
“Duhet të kuptoni, njësinë ushtarake të madhësisë që kishim ne dhe ne kishim shumë burime që jemi një vijë ndarëse në mes hetimit dhe … kishim edhe gjithashtu një lloj natyra standarde të funksionimit dhe gjithashtu kishim njësi të policisë ushtarake të cilët ishin trajnuar për çështje ligjore për policin dhe hetim dhe kishim gjithashtu edhe Shtabin ose departamentet e gjykatësve që kishin avokat të kualifikuar, të cilësuar në ushtri dhe këto ishin instanca të ndërlidhura. Përgjegjësia jonë në njësinë e këmbësorisë ishte që ndërkohë që do të haseshim në gjëra të një natyre më tepër policore do duhej që ne të përdorim burimet që kishim në dispozicion. Në forcat tona sa me kujtohet mua, ne kemi pasur një batalion të policisë ushtarake dhe kishim kompani që ishin caktuar për sektor të ndryshëm”, tha dëshmitari duke shtuar se kanë pasur shumë burime policore sa i takon kësaj periudhe.
Ai gjithashtu u pyet se gjatë hetimeve të KFOR-it amerikan a kishin bërë ata hetime të akuzave të për krime nga të gjitha palët në mënyrë të barabartë.
“Po. Ndërsa ne futeshim në zonën e funksionimit, pak ushtarë amerikanë, kishin pak njohuri të shqipes dhe të serbo-kroatishtes si gjuhë ose kulturave të këtyre vendeve. Kështu që ne i kemi parë gjërat ashtu siç i kemi parë në pamje të parë të ndodhive ose ngjarjeve dhe kemi vlerësuar nëse ato ishin të drejta ose të gabuara”, tha Russell.
Gjithashtu, Russell u pyet se udhëheqësit e UÇK -së a ia kishin referuar ndonjë hetim atij.
“Si oficer operacionesh i këmbësorisë, ata me njoftojnë në mënyrë të menjëhershme, për shembull në qoftë se do duhej të ndërmarrshin veprime sa i takon akteve të paligjshme sa i takon Rezolutës së Kombeve të Bashkuara 1244. Ndërkohë që ne i dëgjonim fshatarët , i dëgjonim ish-zyrtarët ose personat të cilët thonin që donin të merrnin pozicione drejtuese, ne kemi dëgjuar ata, kemi dëgjuar mendimet e tyre ose njerëzit që kanë pasur ndikim mbi xhamitë ose kshat. Megjithatë, sa i takon bashkëpunimit me ish-institucionet ose për sa i takon aspekteve të paligjshme nuk ka qenë kështu”, tha Russell.
Konkretisht Russell u pyet se a kanë bërë hetime për krimet që pretendoheshin se janë kryer nga UÇK-ja, gjë të cilën e pohoi dëshmitari.
Nga qershori deri në shtator të 99-ës dëshmitari pohoi se i kujtohet se ka pas prani të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Kosovë, konkretisht të TPNJ-së.
Fillon dëgjimi i ushtarakut amerikan, prezent përfaqësues të qeverisë amerikane
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme po dëgjohet dëshmitari Steven Russell, i cili shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është seanca e parë pas pushimit veror në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ku fillimi i seancës është shoqëruar me disa probleme teknike. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi po e ndjek seancën përmes video-lidhjes.
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në seancën e sotme po dëgjohet dëshmitari Steven Russell, i cili shoqërohet nga përfaqësues të qeverisë amerikane. Kjo është seanca e parë pas pushimit veror në çështjen Thaçi dhe të tjerët, ku fillimi i seancës është shoqëruar me disa probleme teknike. Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë të pranishëm në sallën e gjyqit, ndërkaq Jakup Krasniqi po e ndjek seancën përmes video-lidhjes.
Ushtaraku amerikan, Steven Russell ka nisur dëshminë e tij me pyetjet lidhur me çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe dorëzimin e armëve nga UÇK-ja tek KFOR-i.
Halling: Sipas përvojës tuaj, UÇK këto rregulla për të cilat kishte rënë dakord përmes kësaj marrëveshje, a i respektonte?
Russell: Ata krijuan një zonë mbledhje për armët në zonën tonë, po ashtu dorëzuan disa armë në vendet e magazinimit të armëve, por sa i takon konsistencës së këtyre angazhimeve, nuk ka ndodhur kështu”, kanë thënë ata.
Dëshmitarit i është prezantuar një kartë, ku sipas prokurorit në të shkruhet “Ministria e Rendit Publik-letërnjoftim zyrtar për Selim Krasniqin”. Ai u pyet nëse kishte parë karta të tilla tek anëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Halling: Mund të shihni në ekran një kartë ku thuhet ‘Ministria e rendit publik, letërnjoftim zyrtar për Selim Krasniqin’. A keni parë karta ose letërnjoftime të tilla të ngjashme në duart e UÇK-së në atë kohë
Russell: Po kemi parë letërnjoftime të kësaj natyre, po ashtu kemi parë edhe dokumente të paligjshme të qeverisë gjithashtu edhe letërnjoftime ose fletë identifikime të paligjshme të cilat nuk e kishin marrë miratimin nga instancat përkatëse.
Halling: Siç e keni thënë, juve nuk e dinit se kush ishte ministri i rendit publik në UÇK në atë kohë, apo jo?
Russell: Në zhvillimet e mëtejshme ne u mësuam dhe morëm informacion për strukturat e mëtejshme, megjithatë në fillim fare neve nuk e dinim se kush ishin shumë prej anëtarëve të qeverisë në atë kohë.
Halling: Në fund fare të këtij dokumenti thuhet ministri i rendit publik, Rexhep Selimi dhe ka një nënshkrim aty. Do të kërkoja që dokumenti të paraqitej si provë”, përfundon prokurori i specializuar.
Dëshmitari Steven Rusell deklaroi se në periudhën nga qershori deri në shtator 1999, kanë pasur përgjegjësi për të vendosur rend në përputhje me rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. Gjatë intervestimit të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, ai shtoi se në këtë periudhë nuk ka qenë aktive policia e UNMIK-ut.
Halling: Gjatë periudhës që po diskutojmë forcat e vetme legjitime të policisë në atë zonë keni qenë ju, KFOR-i do të thotë, apo jo?
Russell: Po, kështu ka qenë.
Halling: Na shpjegoni burimet që ka pasur në dispozicion KFOR-i amerikan për të hetuar dhe përndjekur penalisht krime gjatë kësaj periudhe.
Russell: Duhet që të kuptoni njësinë ushtarake të madhësisë që kishim ne dhe ne kishim shumë burime që jepnin një vijë ndarëse ndërmjet hetimit dhe policimit dhe kishim gjithashtu edhe një lloj natyre standarde këmbësorie, për të cilin po ashtu ishim të përgjegjshëm. Kishim njësi të policisë ushtarake të cilit ishin trajnuar për çështje ligjore dhe për policim dhe hetim, kishim gjithashtu edhe shtabin ose departamente të gjykatësve që kishin avokatë të kualifikuar të cilësuar në ushtri dhe këto ishin instanca të ndërlidhura. Përgjegjësia jonë në njësinë e këmbësorisë ishte që ndërkohë që do të haseshim me gjëra të një natyre gjithmonë e më tepër policore, i takonte që ne do të përdornim burime që kishim në dispozicion. Në forcat tona sa më kujtohet mua, ne kemi pasur një batalion të policisë ushtarake dhe kishim kompani që ishin caktuar për sektorë të ndryshëm”, shtoi Russell.
Dëshmitari i Zyrës së Prokurorit të Specializuar është pyetur edhe lidhur me praninë të Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Kosovë. Russell tha se i kujtohet që në periudhën nga qershori deri në shtator të vitit 1999 ka pasur prani të TPNj-së.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith tha se dëshmia e këtij dëshmitari pritet të zgjasë rreth një ditë, ZPS-ja ka paraparë një orë e gjysmë për pyetjet, ndërkaq mbrojtja ka vlerësuar se i duhen pesë orë për kundërpyetje.
Ushtaraku amerikan dëshmon në Speciale
Oficer i amerikan i këmbësorisë, Steve Russell ka filluar dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai i ka konfirmuar deklaratat paraprake të dhëna pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Trupi gjykues i dhomave të Specializuara e ka aprovuar kërkesën që me të në sallë të jenë tre përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Parashtrimi i pyetjeve nga prokuroria ka nisur me pyetjet lidhur me çarmatosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë procesin e dorëzimit të armëve nga UÇK-ja te KFOR-i.
Prokurori Matthew Halling e pyeti dëshmitarin për një dokument ku tha se UÇK-ja përkushtohet për të mos i dëmtuar civilët. Tha se ka nënshkrim të Hashim Thaçit. E dëshmitari e konfirmoi dokumentin e më pas ai u pranua si provë materiale.
Seanca e Speciales nis me probleme teknike
I akuzuari Jakup Krasniqi i cili po e përcillte seancën në distancë nuk ka mundur ta dëgjojë përkthimin.
Trupi gjykues caktoi pesë minuta pushim për ta rregulluar problemin teknik.
Para se të dilte trupi gjykues nga salla në transmetim u dëgjua Krasniqi duke thënë “po ju dëgjoj”.
Megjithatë, transmetimi u ndërpre pasi trupi gjykues doli nga salla.
Pas më pak se pesë minutash rinisi transmetimi.
Nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të hënën është paralajmëruar dëgjimi i një dëshmitari në seancë publike.
Sot vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë
Pas rreth tri jave në pushim, Gjykata Speciale në Hagë do të vazhdojë gjykimin ndaj krerët e UÇK-së.
Sipas kalendarit të publikuar nga ky institucion, seancat do të mbahen më 19, 20 dhe 21 gusht 2024, duke vazhduar edhe në javët e tjera.
Ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po gjykohen në Gjykatën Speciale nën akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Pjetër Shala, i njohur me nofkën Komandant “Ujku” u dënua me 18 vjet burgim më 16.07.2024 nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për krime lufte. Ai akuzohet për ndalim arbitrar, torturë dhe vrasje në Kukës, në një fabrikë metali për të cilën aktakuza pretendon se u përdor nga UÇK-ja si qendër paraburgimi. Gjykata me rastin e shpalljes së aktgjykimit theksoi se pika e aktakuzës së trajtimit mizor është mbuluar me akuzën për torturë.
Kjo Gjykatë shpalli aktgjykim dënues edhe ndaj Salih Mustafës më 16.12.2022 për krime lufte ku ai u dënua me 26 vjet burg, por shkalla e dytë i’a zbriti dënimin në 22 vjet burgim. Në procesin gjyqësor ndaj tij ishin dëgjuar 29 dëshmitarë (14 për ZPS-në dhe 15 për Mbrojtjen), kurse numri i viktimave pjesëmarrëse në këtë rast ishin 8.
Aktualisht në këtë Gjykatë në proces gjyqësor janë rastet Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi (KSC-BC-2020-06), ku po dëgjohen dëshmitarët e prokurorisë, Sabit Januzi, Ismet Bahtijari dhe Haxhi Shala aktakuza kundër të cilëve është bashkuar (KSC -BC-2023-10 ), kurse ndaj Isni Kilajt nuk ka ende aktakuzë, dhe konsiderohet vetëm si i dyshuar.