Rutte: Britania do të bëjë çmos për të ndarë BE-në

Kryeministri holandez ka bërë këto deklarata lidhur me largimin e Britanisë së Madhe nga Evropa

Qeveria britanike mund të përpiqet të shpërbëjë unitetin mes 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, gjatë negociatave për kushtet e daljes së Britanisë së Madhe nga blloku, paralajmëroi kryeministri holandez, Mark Rutte.

“Qeveria britanike do të bëjë çmos për të ndarë 27 vendet e BE-së dhe ky është një kurth që duhet ta shmangim”, tha Rutte dhe shtoi se Britania e Madhe duhet të paguajë një çmim për të dalë nga BE-ja, pasi sipas tij “Brexit falas, nuk mund të ndodhë”.

Back to top button