Rutte: NATO do të diskutojë sigurinë në Arktik pas përpjekjeve të Trump për Grenlandën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi sot se pritet që vendet anëtare të aleancës të diskutojnë për hapat e ardhshëm lidhur me sigurinë në rajonin e Arktikut në javët e ardhshme, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet ta vendosë Grenlandën nën kontrollin e SHBA-së.
“Gjithkush është dakord që për sa i përket Arktikut, duhet të punojmë së bashku”, shtoi ai gjatë një konference në Bruksel.
“Kemi vendosur të qëndrojmë pranë Danimarkës, jo Shteteve të Bashkuara”, deklaroi kryeministri i Grenlandës, Jens-Frederik Nielsen, gjatë një konference për shtyp në Kopenhagen të martën.
Jens-Frederik Nielsen sqaroi me vendosmëri qëndrimin e qeverisë së tij ndaj diskutimeve të fundit për statusin e ishullit, duke theksuar se vendi i tij nuk dëshiron të vihet nën kontrollin ose sovranitetin e SHBA-së.
“Grenlanda nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara dhe nuk pranon të jetë nën kontrollin e tyre. Zgjedhja jonë është e qartë: qëndrojmë me Danimarkën”, theksoi ai.
“Dua të përsëris se Grenlanda nuk është për shitje”, shtoi kryeministri, duke shtuar: “Kemi besim të madh në aleancën e NATO-s. Qëndrojmë të bashkuar me Mbretërinë e Danimarkës.”