Rutte në takim me Ramën: Shqipëria, aleat i dedikuar, po shkoni përtej pritshmërive

(Lajm i përditësuar)
Rutte në takim me Ramën: Shqipëria, aleat i dedikuar, po shkoni përtej pritshmërive
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka nisur sot bashkëbisedimet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Përpara mediave Rutte pohoi se Shqipëria vazhdimisht paraqet një partner të besusheshëm, në të cilin NATO mund të mbështetet. Ai theksoi përpjekjet e Shqipërisë për të rritur mbrojtjen e shtetit, por edhe mbrojtjen e saj përtej territorit shqiptar.
“Shqipëria është një aleat i dedikuar. Shqipëria do të arrijë 2 për qindëshin e shpenzimeve të mbrojtjes këtë vit. Shqipëria po zhvillon bazën e industrisë së mbrojtjes, duke përfshirë ndërmarrjen e saj shtetërore. Janë duke ndihmuar shumë me Ukrainën përmes delegacionit shqiptar, por, gjithashtu përmes trajnimit të gjuhës. Jashtë Shqipërisë, merrni pjesë në ushtritë e tokëve të huaja në Letoni dhe në Bullgari, jeni aktivë në Kosovë me KFOR. Pra, po shkoni përtej pritshmërive. NATO mund të mbështetet në Shqipëri dhe anasjelltas”., tha ai.
Ndërkohë, Rama përmendi rilindjen e industrisë ushtarake të Shqipërisë, bashkëpunimin për portin ushtarak në Portin Romano dhe mundësinë për t’u anëtarësuar në programet e sigurisë së Bashkimit Evropian.
“Ne po në lançojmë rilindjen e industrisë ushtarake, jemi shumë entuziastë të bisedojmë me ty për punën që mund të bëjmë më tej për portën ushtarake ‘greenfield’ në Portin Romano. Gjithashtu, jemi këtu të flasim për se si mund të anëtarësohemi në programin e sigurt të Bashkimit Evropian. Siguria shkon përtej parametrave të shteteve të BE-së, shtetet e NATO-s në Evropë mund të përfitojnë gjithashtu nga ajo”, tha Rama.
Edi Rama takohet sot me sekretarin e NATO-s në Bruksel
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, do të presë sot (e mërkurë) në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në selinë e NATO-s, në Bruksel.
Kështu thuhet në një njoftim të NATO-s, ku theksohet se Rutte dhe Rama do të kenë konferencë për media në orën 09:00. Ndërkohë, mediat e akredituara duhet të jenë para sallës së konferencave në orën 08:30.
Deklaratat për shtyp do të transmetohen drejtpërdrejt në faqen e internetit të NATO-s dhe në X @NATOPress.