Rutte takon Ramën, diskutuan për situatën në Ballkanin Perëndimor

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama në samitin e aleancës veri-atlantike që po mbahet në Hagë të Holandës

Pas këtij takimi Rute ka njoftuar se me Ramën ka folur edhe për situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen për Ukrainën, e rritjen e shpenzimeve të NATO’s

“Mirë që u takova përsëri me mikun tim të dashur Edi Rama.Diskutuam situatën në Ballkanin Perëndimor, mbështetjen tonë të vazhdueshme për #Ukrainën dhe rëndësinë e rritjes së shpenzimeve tona të mbrojtjes për ta mbajtur #NATO-n të fortë”, ka shkruar Rute në X. /21Media

Back to top button