Ryshfet për patentë shofer, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka arrestuar në flagrancë tre persona të dyshuar për “keqpërdorime dhe marrje e patentë shoferit përmes ryshfetit”.
“Personat e dyshuar janë arrestuar lidhur me dyshimet për kryerjen e veprave penale si “Pranim i ryshfetit në sektorin privat neni 309”, “Dhënie ryshfeti neni 421” dhe “Ndihma në kryerjen e veprës penale Marrje e ryshfetit””, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendim të prokurorit nga PTH-Prishtinë personat e dyshuar janë ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button