Sa jetojnë mesatarisht njerëzit në Kosovë?

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka publikuar të dhënat mbi jetëgjatësinë në Kosovë.

Në një postim në “Facebook”, ministri Murati ka thënë se jetëgjatësia e pritur është tregues mjaft i mirë edhe për cilësinë e jetës në një vend.

“Sipas të dhënave të grumbulluara nga Banka Botërore, jetëgjatësia mesatare e pritur në Kosovë është 80 vite, apo rreth 4-5 vjet më e lartë sesa mesatarja e shteteve tjera të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Murati.

Back to top button